Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kombinat, Tiranë, ku një e re është rrëmbyer me forcë në një makinë.
Një telefonatë e pranuar nga sallën operative e Policisë lajmëron për incidentin, duke përmendur se vajza është marrë me dhunë dhe se ndodhet në një automjet tip “Benz” së bashku me dy vajza të tjera.
Policia ka nisur një operacion kërkimi në zonë për të lokalizuar dhe ndaluar automjetin në fjalë. Identiteti i vajzës së rrëmbyer ende nuk është bërë publik.