Lideri i opozitës në fjalën e tij në tubim u ndal te ngjarja që tronditi opinionin publik. Një 21-vjeçar u arrestua pasi në maternitetin e Korçës, 14-vjeçarja ka lindur një fëmijë dhe ndaj të riut rëndoi akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Berisha u shpreh se arrestimi i tij është i padrejtë pasi ai ka foshnjën në shtëpi dhe vetë është në qeli. Ai e krahasoi këtë ngjarje me lirimin e terroristëve që i vendosën tritol qytetarit nga Taulant Balla me Vath Stakën.
“Taulant Balla, i cili me Vath Stakën, të urdhëruar nga banda, liroi terroristët që i vendosën tritol qytetarit për ta hedhur në erë, kalon nga një ministër në një ministër tjetër. Altin Dumani, i cili merr në pyetje Ymer Lalën për vrasje, i denoncuar për vrasje nga dëshmitari i drejtësisë, në 90 pyetje që i drejton, asnjë pyetje për vrasjen dhe ekzoneron, e amniston nga vrasja”, tha Berisha.