Një 70-vjeçare nga Kosova, rreth orës 19:15 në lagjen nr. 13 në Durrës është gjendur e pajetë.70-vjeçarja me iniciale N.H., dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det.
Sipas informacionit paraprak, trupi i 70-vjeçares është gjetur në det nga autoritetet lokale. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për të sqaruar rrethanat e vdekjes.