Pasditen e sotme një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në lagjen nr.8 në Korçë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se 52-vjeçari me iniciale A.V., ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut.