Ditën e nesërme partia Socialiste do të mbledh Asamblenë Kombëtare në qytetin e Durrësit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi ka zbardhur axhendën.
Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 dhe do të hapet me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.
Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë.
Asambleja do të ketë një rol kyç në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare 2025.