Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Salianji shprehet se figurat e reja të listës së mbyllur janë matrioshkat garantuese të mbrojtjes së Ramës në çdo rast rrisku.
“Propozimi i sotëm për listat i rrëzoi argumentin se duhet një listë e mbyllur që të garantojë funksionimin e partisë duke mbrojtur elitat. Ku janë sot “të rinjtë” që propozoi dhe bëri ministra? Po këta deputetët e rinj të mandatit 2021-2025 i ka dëgjuar njeri?!”, shkruan Salianji.
Më pas ai thotë që “Përveç Ramës të gjithë janë lecka që përdoren dhe hidhen, por meqẽ Rama bëri këtë propozim për të përdorurit e tij, a do të dorëhiqet Rama si Kryeministër me më shumë se një mandat për të garuar si i barabartë?”