Ditën e sotme në Asamblenë Kombëtare të partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka deleguar emra të rinj për punën drejt zgjedhjeve parlamentare të pranverës së ardhshme.
Elisa Spiropali me anë të një postimi në rrjetin e saj social shprehet se ndihet e nderuar për marrjen e detyrës së drejtimit politik në qarkun e Tiranës.
“Asambleja e Partisë Socialiste, platformë e vizionit të një Shqipërie moderne, progresiste e europiane. E nderuar të marr detyrën e drejtimit politik në qarkun e Tiranës së bashku me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun. Edhe këtë herë, ashtu si ngaherë: për fitore! Qarku i Shkodrës do të ketë gjithnjë një vend të veçantë tek unë. Urime dhe suksese të gjithë të zgjedhurve në Kryesi dhe Sekretariat”, shkruan Spiropali.