Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur drejtuesit e rinj të qarqeve. Berisha tha se Erion Veliaj ka vjedhur 100% të taksave.
Ai bën thirrje që të përdoret lupa dhe të mos mashtroheni nga propaganda e Ramës që mbledh kolegët e SPAK-ut vetëm për ti dhënë imunitet.
“A mund të krahasohet Belind Këlliçi me korbin e kovidit. Rama me këtë Ansambël ka fyer dhe poshtëruar ccdo qytetar, a mund të krahasohet Oerd Byluykbashi me Emirjana Sakon, miss papërgjegjësinë. Kush përfaqëson Durrësin, Gjushi me pantallona, me fustan. Që është vetë banore e SPAK-ut, apo njeriun qytetarë. Po më thoni ju mua, çfarë do në Elbasan ky njeri? Çfarë merite ka ky përveç vjedhjeve të tmerrshme që ka bërë në Tiranë?
Ervin Salianji ka meritën e madhe, sepse është përpjekur me të gjithë energjinë, guximin e tij të mbrojë interesat publike. Ervin Salianji, i dha një nga goditjet më të fuqishme njërit prej klaneve më të rrezikshme në Shqipëri dhe Ballkan mafies Xhafa”, tha Berisha.