-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fillimi i vitit të ri shkollor/ Spiropali: Detyra e Kuvendit të garantojë arsim cilësor

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali me anë të një postimi në rrjetet sociale uron fillim e vitit të ri shkollor.

Spiropali shprehet se 350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në Shqipëri do të fillojnë nesër vitin e ri shkollor.

“Një urim dhe përqafim të ngrohtë për të gjithë vogëlushët që do të nisin për herë të parë rrugëtimin e dijes, e po ashtu edhe për çdo nxënës e gjimnazist. Urime të përzemërta e mirënjohje për të gjithë mësuesit tanë, punonjësit e tjerë arsimorë, si dhe për çdo prind që ka sot një fëmijë në shkollë. Ata që sot janë nxënës, janë edhe premtim për t’u shndërruar në qytetarët e së nesërmes, të cilët me dritën dhe diturinë që do të fitojnë në shkollë, do ta përparojnë e lartësojnë Shqipërinë tonë të çmuar”, shkruan Spiropali.

Ajo thekson se detyra në Kuvend është që të bëjnë ligje dhe të formësojnë politika që të kontribuojnë në arsimin cilësor dhe bashkëkohor për vajzat dhe djemtë e Shqipërisë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit