-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Më i votuari nga anëtarët e Kryesisë, Braçe: Kam detyrën t’i jap edhe 15 vite të tjera PS-së me gjeneratën tjetër

Kryesoret

Deputeti Erion Braçe është një ndër më të votuarit nga anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste. Ai ka marrë 295 vota dhe pas tij renditet Arben Pëllumbi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Erion Braçe shprehet se është shumë mirënjohës dhe i përulur për votën e besimit.

“Nuk e di e sata here eshte qe e marre kete besim ne partinë tone-nuk i numeroj me, por di qe do bej cmos per te shumefishuar punën per njerëzit, i bindur se fuqia e Partisë Socialiste jane njerëzit, kudo, ne qytet e fshat etj.,”, shkruan Braçe.

Më pas ai falenderon të gjithë miqtë e shokët e betejave dhe thotë që partia socialiste shkoi më tej për të rinjtë, për gjeneratën tjetër.

“Nëse me ka gëzuar gjë sot është kjo; Une e cilido si unë qe sot e ka mundësinë, ka detyrën ti jape edhe 10-15 vite te tjera jete partisë socialiste, me gjeneratën tjetër! Cilitdo dua ti them; mos e mendo si zëvendësim, pranoje si përfshirje, Plotësim E Vazhdim Jetesor-Kalim Natyral Gjeneratash Qe Vijojnë Jetën, Ndryshojnë e përmirësojnë atë! EDI RAMA ka te drejte, duhet ta bëjmë tani dhe kudo!”, shprehet Braçe.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit