Policia e Himarës ka ndihmuar dy turistë nga Maqedonia pasi kishin mbetur të bllokuar në Gjirin e Filikurit. Njëri nga turistët kishte rrëshqitur dhe kishte marrë dëmtime.
Menjëherë shërbimet e rendit dhe ato të plazhit i ofruan turistëve ndihmën e nevojshme.
Turistja që u lëndua mori shërbimin e parë dhe nuk ka probleme shëndetësore.
Ndërsa policia e Himarës garanton që është gjithmonë pranë qytetarëve dhe vizitorëve, gati për të ofruar ndihmë në çdo rast emergjent.