Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas njoftimit që ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij janë thirrur ditën e mërkurë në SPAK.
Shehu shprehet se Sali Berisha “i pandehuri” politik, ndodhet në një proces të pilotuar.
“Ne 9 muaj “hetim” nen arrest shtepije ai eshte thirur ne SPAK vetem nje here, per reth 20 minuta, ne fillim te atij procesi politik. Ku u paraqit direkt, jo nepermjet avokateve. As akte ekspertimi nuk u realizuan nderkaq.”, shkruan Shehu.
Ai shprehet duke pyetur pse “Berisha po mbahet i i zoluar pa u pyetur, duke shkelur edhe mbi të drejtat e njeriut, të deputetit, mbi vetë Kuvendin tonë”.
Shehu shkruan se një hetim i tillë politik nuk mund të mos prodhojë veçse një dosje politike.









