Zbardhen detaje të reja nga vrasja që ndodhi mesditën e sotme në Paskuqan, Kamëz. Viktima është Ardian Baloshi.
26-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.
Një tjetër person raportohet se ka mbetur i plagosur. Prplasja mes dy personave ka ndodhur pranë një kalçetoje.
Policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që S. Llanaj është autori i dyshuar.









