Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në fshatin Kurjan të Roskovecit. Dy persona, xhaxha e nip kanë mbetur të vrarë me armë zjarri.
Dyshohet se kanë qenë fëmijët që kanë nisur sherrin, i cili përfundoi tragjikisht me dy viktima.
Dy persona që mbetën të vrarë nga kjo ngjarje janë Gramos e Lavdosh Kurti.
Ndërkohë, autori i ngjarjes së rëndë, sipas policisë, është Altin Kuka, i cili është dorëzuar pas krimit.