-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KFOR: Dy kushte për të hapur urën e Ibrit

Kryesoret

KFOR-i thekson se qëndrimi i tyre për hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës.

Një zëdhënës i misionit ka thënë më tej se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut, në kohë dhe në koordinim efektiv me komunitetin ndërkombëtar.

“Në ndërkohë, KFOR-i do të mbajë prezencën e tij fikse në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”, ka thënë ky zëdhënës.

Ai ka deklaruar se aktivitetet e fundit të kryera në urë nga ushtarët janë pjesë e aktiviteteve trajnuese.

“Këto ishin pjesë e aktiviteteve tona të rregullta të dizajnuara për të testuar procedurat operacionale afatgjate dhe për të ruajtur standardin më të lartë të gatishmërisë së trupave tona”.

“KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën. Ne jemi të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie dhe për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it. /Klankosova.tv

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit