Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se brenda 72 orëve të ardhshme do të tregojë kërkesat e Serbisë për serbët që jetojnë në Kosovë.
Këto ai i tha në një konferencë pas përfundimit të takimeve me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe atë me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill.
“Dhe për çfarë nuk ka përmbushur bashkësia ndërkombëtare dhe çfarë kërkon Serbia dhe çfarë do të bëjë Serbia”, tha Vuçiç.
Ai theksoi se pritet që gjatë tetorit të dalin para Kuvendit të Serbisë me propozime të gjera dhe të rëndësishme, shkruan Tanjug.