Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, në Fushë Arrëz.
Rreth orës 07:30, shtetasi Shkelzen Lleshi, 40 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit të tij, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të rënda nga përplasja, Lleshi ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.