-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj: Do protestojmë para PE-së dhe Brukselit për Berishën

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj i pranishëm përpara SPAK-ut në mbrojtje të Sali Berishës deklaroi se protesta do të shkojë deri para Parlamentit Europian.

Unë e konsideroj një padrejtësi të madhe thirrjen e Berishës në SPAK. Jam dëshmitar i shkeljes së Kushtetutës për të panalizuar Sali Berishën. Kur kushtetuta shkelet në mënyrë të paligjshme, se ajo nuk duhet të shkelet asnjëherë në fakt, kjo bëhet për arsye politike dhe beneficar i kësaj është padyshim kryeministri Edi Rama dhe qeveria.

Është mazhoranca e cila përpiqet të trukojë garën elektorale, ta futë opozitën në proces elektoral me liderin e saj të arrestuar. Për mua është tashmë një i burgosur i ndërgjegjes, është një bjerrje e madhe e standardeve demokratike politike dhe legale të Shqipërisë që është anëtare e NATO-s dhe që aspiron për të shkuar në Bashkimin Evropian.

Ju e shikoni sot njerëzit e shumtë që janë këtu, dhe zemërimin e tyre. Këtë e përjetojnë si një padrejtësi të madhe gjithë demokratët e Shqipërisë, por jo vetëm demokratë por çdo qytetar i cili sigurinë e vet e ka tek ligji, tek Kushtetuta dhe tek drejtësia. Ai sot ndihet i cenuar.  Ne po shkojmë drejt një vendimi për të protestuar në Bruksel apo Parlamentin Europian” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit