Një iranian i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
Si rezultat i kontrolleve dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Teheran dhe Interpol Tiranës u arrit që policia kufitare në Kakavijë ta arrestojë atë.
Iraniani 52-vjeçari Mehran Kamolpour, banues në Danimarkë ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe gjykata e Teheranit e ka dënuar atë me 3 vjet burgim për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Ndërkohë Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet iraniane për ekstradimin e tij drejt Iranit.