-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova forcon sigurinë, miratohet Programi Kombëtar për Mbrojtje Gjithëpërfshirëse

Kryesoret

Qeveria e Kosovës ka miratuar një Program Kombëtar për Mbrojtje Gjithëpërfshirëse, i cili synon të forcojë mbrojtjen e vendit nga kërcënimet dhe fatkeqësitë natyrore.

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se programi do të angazhojë institucionet qendrore dhe lokale, si dhe qytetarët dhe organizatat joqeveritare, për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Ai theksoi se ky program është i bazuar në praktikat e vendeve anëtare të NATO-s, dhe ka për qëllim ndërtimin e qëndrueshmërisë kombëtare.

“Programi është i orientuar drejt mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të Kosovës nga kërcënime të jashtme dhe të brendshme, si dhe ruajtjes së jetës dhe pasurisë në raste fatkeqësish natyrore,” deklaroi Kurti.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sqaroi se programi ka shtatë shtylla kryesore, duke përfshirë mbrojtjen e vendit dhe ruajtjen e funksioneve vitale në rast krizash. Ai shtoi se programi do të mbështesë qytetarët në mënyrë vullnetarë dhe do të kontribuojë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) sipas planit të tranzicionit në fuqi deri në vitin 2028.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit