-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryetarja e Komunës së Preshevës ndalohet në kufi nga policia serbe

Kryesoret

Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani me anë të një video-postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është ndaluar nga polica serbe në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sinani shprehet se është ndaluar nga policia serbe pa asnjë paralajmërim dhe sqarim zyrtar dhe është kontrolluar edhe makina me të cilën ajo udhëtonte.

Kjo ngjarja ka ndodhur kur Sinani po kthehej nga një vizitë që i ka bërë komunës së Çairit në Shkup, mbi vendosjen e themeleve të bashkëpunimit midis dy komunave shqiptare asaj të Preshevës në Serbi dhe Çairit në RMV.

Ardita Sinani thotë që kjo ka ndodhur pasi është anagazhuar në Qeverinë e Kosovës si këshilltare e kryeministrit Kurti, e që në fakt kjo mund të jetë një përgjigje e Serbisë ndaj veprimtarisë së saj politike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit