Shqipëria humbi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 0-1 përballë Gjeorgjisë në shtëpi.
Tifozët nuk i kanë mbajtur nervat duke u përplasur në fund me miqtë që kishin ardhur nga Gjeorgjia. Fundi i takimit u shoqërua nga trazira midis tifozëve në shkallët e stadiumit.
U desh ndërhyrja e forcave të rendit për të stabilizuar situatën. Tifozëritë e të dyja ekipeve kombëtare gjuajtën me shishe plastike njëra tjetrën.