-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lezhë/ Hiqej si zyrtar dhe përfitoi 3 milionë lekë, arrestohet 57-vjeçari

Kryesoret

Policia e Lezhës arrestoi një 57-vjeçar pasi akuzohet për mashtrim. 57-vjeçari me iniciale R.M., banues në Tiranë, dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër kanë përfituar 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat.

Ata kanë komunikuar me administratorin e subjektit privat me anë të aplikacionit “Signal”, në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor.

Ndërkohë po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit