-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Politikani serb akuzon Vuçiç dhe Nikoliç si kriminelë lufte: Pse janë lënë të lirë?

Kryesoret

Nikola Sanduloviç, një politikani opozitar në Serbi, ka ngritur akuza të forta ndaj presidentit aktual Aleksandar Vuçiç dhe ish-presidentit Tomislav Nikoliç, duke i etiketuar si kriminelë lufte.

Në një video të publikuar, Sanduloviç citon kriminelin e luftës Vojislav Sheshel dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë që të arrestojnë dhe dërgojnë në gjykatë këta dy politikanë.

Sanduloviç thekson se Vuçiç dhe Nikoliç, të cilët kanë pasur rol të rëndësishëm në periudhën e luftërave në Jugosllavi, duhet të përballen me drejtësinë për krimet që kanë kryer.

Ai kritikon faktin që këta individë janë lënë të lirë dhe kërkon veprim të menjëhershëm nga organet ndërkombëtare për të sjellë përgjegjësi ata për veprimet e tyre.

“Dëgjoni çfarë thotë dhe kë i ka etiketuar si bashkëpunëtorë të tij në ato krime! Ish-presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kush do të përgjigjet pse kriminelët e luftës Tomislav Nikoliq dhe Aleksandar Vuçiq nuk u arrestuan dhe nuk u dërguan në Hagë? I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë që të arrestojnë dhe dënojnë menjëherë këta kriminelë lufte”, shprehet Sanduloviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit