-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti i grave afgane në Tiranë, Hasani: Jemi pjesë e përpjekjeve për paqe në Afganistan

Kryesoret

Në Tiranë kanë filluar sot punimet e Samitit të grave afgane, një ngjarje historike që mbledh për herë të parë një numër të madh të grave dhe vajzave nga Afganistani në tre vitet e fundit.

Samiti, i organizuar nën kujdesin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ka si qëllim të avancojë të drejtat e grave dhe vajzave afgane në një kohë kur regjimi taleban po përkeqëson situatën e tyre.

Në fjalën e tij, Ministri i Jashtëm Igli Hasani theksoi se regjimi taleban ka përkeqësuar ndjeshëm kushtet për gratë në Afganistan.

Eventi i parë që mbledh kaq shumë gra afgane. Talebanët përkeqësuan situatën në Afganistan. Vajzave dhe grave afgane  u ndalohet arsimimi. Jemi pjesë e përpjekjeve për paqe në Afganistan. Shumë gra dhe vajza të reja afgane tashmë po integrohen më së miri në shoqërinë tonë. Duhet t’u ofrojmë ekspertizën dhe solidaritetin që u nevojitet“, u shpreh Hasani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit