Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka vazhduar denoncimin për licencimin e bankës digjitale Jet Bank, duke theksuar se ky vendim mund të shkaktojë vonesa në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Këlliçi ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e transparencës gjatë këtij procesi dhe ka paralajmëruar se ky akt do të ketë pasoja për qeverinë.
“Me Jet Bank, po shtoni një pengesë tjetër në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Akte të tilla si licencimi pa transparencë i bankës digjitale Jet Bank, për fat të keq, nuk do të kalojnë pa pasoja. Bashkimi Europian kërkon një procedurë rigoroze dhe të qartë për çdo veprim të tillë. Qeveria e Shqipërisë po injoron qytetarët dhe detyrimet që ka ndaj publikut, duke e kaluar këtë proces pa ndonjë llogaridhënie të mjaftueshme. Por shumë shpejt, do të marrë përgjigjen për këtë çështje dhe nuk mund të mbetet e pandëshkuar. Ne do ta ndjekim këtë çështje me përkushtim dhe do të zbulojmë të vërtetën, kush qëndron pas këtij vendimi për licencimin e bankës. Ky është një problem serioz, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për përpjekjet tona për t’u integruar në Bashkimin Europian,” ka deklaruar Këlliçi.
Related