Komuna e Istogut njoftoi se në ditët në vijim do të ketë një rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda territorit të saj.
Ky shtim është i lidhur me procedurat normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve, si dhe me zhvillimin e ushtrimeve për testimin dhe ruajtjen e aftësive operacionale të forcave të KFOR-it.
Komuna kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për çdo shqetësim që mund të lindë nga ky aktivitet.