Këngëtarja amerikanë Taylor Swift ka mbështetur Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale.
Swift ka njoftuar në rrjetin social Instagram se “Unë do ta jap votën time për Kamala Harris-in dhe Tim Walz-in në zgjedhjet presidenciale të 2024.”
Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar Donald Trump, i cili e cilëson këngëtaren si një person shumë liberal. Sipas tij këngëtarja mbështet gjithmonë një demokrat.
“Ajo ndoshta do të paguajë një çmim për të në treg”, tha Trump për Fox News.