Policia italiane ka arrestuar një 44-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas medias Ansa ai u ndalua teksa po udhëtonte me makinë në rrugën E45 në kryqëzimin Ponte Felcino. Gjatë kontrollit fizik në makinë dhe në banesë oficerët i gjetën 586 doza kokainë me një peshë totale prej 310 gramë, një shumë prej 9200 eurosh cash që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.
Ndërsa ai me urdhër të udhër të Autoritetit Gjyqësor është shoqëruar në burgun Perugia Capanne.