-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Digjet biznesi në Dobrovë të Peshkopisë, dëme të mëdha ekonomike

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme një zjarr ka rënë në një imobileri në lagjen ‘Dobrovë’ në qytetin e Peshkopisë. Imobileria ishte në pronësi të Lazim Miftarit.

Si pasojë e zjarrit janë djegur disa makineri të përpunimit të drurit, një sasi e madhe dërrase, makineri qepëse që gjendeshin në ambientet e magazinës.

Gjithashtu janë dëmtuar edhe 50 koshere bletë që ndodheshin përreth godinës.

Në ndihmë për izolimin e flakëve ishin 9 efektivë zjarrfikës, 2 automjetet të Bashkisë Dibër, 5 efektiv të shërbimit zjarrfikës Bulqizë me 1 automjet, 1 automjet nga Dibra e madhe e Maqedonia e Veriut dhe 4 punonjës. Me ndihmën u arrit që të shpëtohet vetëm gjysma e Repartit të përpunimit të drurit.

Ndërkohë grupi hetimor po zbulon arsyen e rënies së zjarrit edhe pse dyshohet se shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit