-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elseid Hysaj, futbollisti shqiptar më i paguar, kalon Gjimshitin dhe Asllanin

Kryesoret

Revista e specializuar për ekonominë në Itali, Calcio e Finanza, ka publikuar renditjen e pagave të futbollistëve në Serie A. Sipas të dhënave, Elseid Hysaj i Lazio është futbollisti shqiptar më i paguar në ligën italiane, me një rrogë prej 2 milionë euro në sezon. Hysaj ka kaluar mbi Berat Gjimshitin të Atalantës dhe Kristjan Asllanin të Interit, të cilët fitojnë nga 800 mijë euro secili.

Pagat e tjera të futbollistëve shqiptarë përfshijnë Ardian Ismajlin i Empolit me 700 mijë euro dhe Ylber Ramadani i Leçes me 450 mijë euro. Alen Sherri, i sapoardhuri në Cagliari, ka firmosur për 150 mijë euro në vit, ndërsa Medon Berisha i Leçes është më pak i paguari me 120 mijë euro.

Serie A vazhdon të investojë shumë në lojtarët e saj, me një total prej më shumë se 1 miliard euro për pagat e futbollistëve, duke përfshirë taksat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit