-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha kërkon lirimin e protestuesve të arrestuar: Beteja jonë është për lirinë e qytetarëve

Kryesoret

Në një fjalim të tij në foltoren e opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur shqetësimin lidhur me arrestimin dhe trajtimin e dhunshëm të 11 protestuesve gjatë protestës së 17 prillit.

Ai ka akuzuar policinë për torturimin e protestuesve dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre, duke theksuar se kjo është një betejë për të drejtat dhe lirinë e qytetarëve shqiptarë.

“Sot, ne po e quajmë betejën tonë të parë dhe më të rëndësishme për lirinë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Toçilla, Sem Bici, janë ndërgjegja jonë. Ata kanë qëndruar si luanë para torturave çnjerëzore, që kriminelët me uniformë i kanë kryer ndaj tyre në qelitë e komisariateve. Ata u mbajtën në burg pa asnjë provë, pa asnjë fakt, të arrestuar nga gjykatësit dhe prokurorët e verbër partiakë. Lirimi i tyre urgjent është beteja jonë, dhe ne nuk do të ndalemi deri në çlirimin e tyre,” tha Berisha. “Dëshiroj gjithashtu t’u shpreh mirënjohjen time të pakufishme dhjetëra e mijëra qytetarëve që me uraganin e fuqishëm të lirisë tronditën themelet e regjimit të Edi Ramës dhe shndërruan zërin e shqiptarëve guximtarë në jehonën më të fuqishme botërore,” shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit