Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përpara demokratëve në foltoren e tij të radhës, duke paralajmëruar autoritetet shtetërore dhe policinë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në protestat e mëparshme.
Ai theksoi se përgjigjja e opozitës do të jetë proporcionale me dhunën që ata kanë përjetuar, duke i dhënë një mesazh të fortë qeverisë se beteja për të drejtat e qytetarëve dhe integrimin në Bashkimin Evropian do të vazhdojë pa u ndalur.
“Banditë dëgjojeni! Përgjigjja jonë do të jetë proporcionale. Me një kryeministër kryetar organizate banditësh që dhunon popullin e tij vetëm e vetëm se kërkojnë të drejtat e tyre, kërkojnë të mos bllokohet integrimi në BE. I kemi dhënë provat se duke mos u dorëzuar fitojmë çdo betejë. Kalojmë çdo vështirësi. 44 protesta realizuam te Bashkia e Tiranës, arritëm rezultatin që kërkuam. 333 fjalime kemi mbajtur në “Rrugën e Shpresës”. Dhe ja dolëm. Të zbërthejmë piramidën e mashtrimit, se nuk u dorëzuam. Lubi Balluku dhe Rama e kanë vendin në burg dhe aty do shkojnë. Asgjë nuk na ndal pa i dhënë atyre atë që meritojnë.”
/5pyetjet.al









