-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dyshuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet një serb

Kryesoret

Ditën e sotme një person u arrestua pasi dyshohet për krime lufte në Kosovë. Serbi me iniciale T.P., dyshohet se ka kryer veprën penale “krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

“I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në komunën e Istogu, ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile”, u tha në njoftim.

Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, afër 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX). Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-’99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur, ku mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit