Ditën e sotme me skuadrën e Rubin Kazanit është prezantuar edhe mesfushori Veldin Hodza (Hoxha), i cili vjen nga radhët e skuadrës së Rijekës.
Ky transferim i kushtoi Rubinit 2 milionë euro, ndërkohë që vlera e 21-vjeçarit nga “Transfermarket” është 3.5 milionë euro.
Hoxha është aktualisht pjesë e Kroacisë U-21, ndërkohë që kohët e fundit ka pasur interes nga Përfaqësuesja e Kosovës.