23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Degjeneron Kuvendi/ Rama: Bardhi kokën lart, gojën hapur, ekspertizën brenda!

Kryesoret

Degjeneroi debati mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në Kuvend. Rama pas akuzave të Bardhit për mbetjet toksike, tha se demokrati i merr ekspertizat nga të tjerët dhe i sjell në Kuvend, referuar Sali Berishës.

“Nuk e di a u ndodh dhe ju e njëjta gjë, po mua më dual malli i të shkretit Lul, tutorit të mëparshëm të figurës që foli. Dhe besoj që të gjithë ata që e ndoqën e panë se ku është dallimi i madh mes nesh që flasim me fakte dhe këtyre që s’dijnë ça flasin. Këto mallra me këto emra nuk kategorizohen te mbetjet e rrezikshme. E dëgjuat reagimin e reaguesit të gjetur në konfuzionin e ekspertizës së tij, se unë ekspert nuk jam dhe për këtë arsye ul kokën të lexoj dhe patjetër  të dëgjoj nga ekspertët. Kurse zotëria e pret ekspertizën me gojën hapur dhe kokën lart, i futet ekspertiza në gojë nga lart, e rrotullon nëpër gojë gjerë e gjatë dhe vjen e pështyn këtu.

Se flet zotëria se kush jam unë e kush është zotëria për fjalët që kemi thënë. Mos gaboj është zotëria që tha po erdhi Saliu me flamur në godinë, unë iki nga politika. Iku nga godina bashkë me flamurin me kokën lart e për të parë Saliun! Kështu që është problem i madh dhe problemin  më të madh këtu e ka ai në kat të 8-të që nuk ngeli balerin pa i shkuar te parvazi dhe pa i thënë ma lër mua ta tund belin për ty” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit