-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mario Nela plagos kushëririn në Tiranë për pazare droge, arrestohen babai dhe vëllai

Kryesoret

Në një incident të rëndë të raportuar më 11 Shtator 2024, në afërsi të “Rrethrrotullimit të 3-shit” në Tiranë, Mario Nela ka plagosur me armë kushëririn e tij, Elvis Nela.

Konflikti, i cili kishte shpërthyer për shkak të mosmarrëveshjeve për pazaret e drogës në Gjermani, është sjellë në Shqipëri për t’u sqaruar mes dy kushërinjve.

Pasi u takuan për një diskutim, situata degjeneroi në një përplasje me armë. Elvis Nela është qëlluar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas ndihmës mjekësore. Policia ka shpallur në kërkim Mario Nelën dhe ka arrestuar babanë e tij, Gentjan Nela, dhe vëllain, Emanuel Nela, për përfshirje në këtë ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese. Hetimet vijojnë për kapjen e autorit të tretë të dyshuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit