Një 49-vjeçar nga Bilishti është nën hetim për mashtrim pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një gruaje 55-vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ka referuar materialet në Prokurori, ku është filluar procedimi penal për shtetasin I. K. për këtë rast.