Presidenti serb Aleksanadr Vuçiç prezantoi sot 7 kërkesat e Serbisë për Kosovën. Ministrja e Jashtme Dinika Gërvalla tha se këto kërkesa janë të vjetra.
“Të vjetra bre, gjithë ky diskutim, gjithë ky film që nga dita e djeshme për disa kërkesa që i ka përsëritur në vazhdueshmëri dhe e ka parë që nuk kanë funksionuar”, tha Gërvalla.
Ajo u shpreh se Vuçiç më mirë është t’iu shpjegojë qytetarëve të tij që dëshiron të përparojë.
“Zotimet që i merr ai në procesin e dialogut, duhet t’i përmbush”, tha Gërvalla.