Ambasadori serb në Mal të Zi, Nebojsha Rodiç, ka shpalosur masat që Serbia do të kërkojë për të zgjidhur krizën në veri të Kosovës.
Ai ka theksuar se Serbia kërkon organizimin e zgjedhjeve të lira në komunat veriore, kthimin e 700 policëve serbë, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin gjyqësor, lirimin e të burgosurve politikë, dhe zhbllokimin e importit të mallrave serbe.
Ai ka njoftuar se këto pika janë qëndrimi zyrtar i Serbisë për zgjidhjen e krizës, në një periudhë të intensifikimit të tensioneve dhe mbylljes së institucioneve serbe në Kosovë.