Një 55-vjeçar me iniciale A.Z., banues në Poliçan u arrestua pasi ishte i dënuar me 16 muaj burg për ‘prodhim dhe shitja e narkotikëve’.
Në muajin shtator të vitit 2015 gjatë operacionit ‘Pronoviku’ në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 9 kilogramë kanabis sativa.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.