Një nga ‘bodybuilder’ më të njohur në botë Illia Yefimchyk i njohur ndryshe si Ilia Golem ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare.
Sipas medias ai ka humbur jetën që në datë 6 shtator dhe ka pësuar arrest kardiak teksa ndodhej në shtëpi.
Ai njihej ndryshe si “Mutanti”, dhe ishte mjaft viral në rrjetet sociale për shkak të fizikut, peshës së tij 150 kg dhe për konsumimin e 16 mijë kalorive në ditë.
Ndërkohë pritet autopsia për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.