-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deklaratat e SHBA dhe BE për mandatin e Xhaçkës/ Spiropali: Do veprojmë sapo të marrim opinionin nga Komisioni i Venecias

Kryesoret

Menjëherë pas deklaratave nga përfaqësitë e BE dhe SHBA në Shqipëri për shpërfilljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, Spiropali reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Spiropali thotë se e kishte ngritur këtë çështje si prioritet, duke kërkuar që Kuvendi të ndjekë dhe zbatojë vendimet e mbetura të GJK.

Ajo shprehet se me qëllim marrjen e një sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë i është drejtuar Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme.

“Ndaj plotësisht bindjen se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”, shkruan Spiropali.

Në fund ajo thotë që sapo të merret opinioni nga Komisioni i Venecias do të veprojmë pa humbur asnjë ditë më shumë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit