Stafi në degët e Grand Frais në rajonin Bourgogne-Franche-Comté në Francën lindore gjeti 50 kg drogë të fshehura nën paleta me banane në dergesat në katër dyqane të znixhirut francez të supermarketeve.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe nga dyshimet e para, mendohet se droga vjen nga Kolumbia.
Olivier Caracotch një prokuror në Dijon, në Burgundy tha se 10 kilogramë kokainë u gjetën në shpërndarjen e frutave në dyqanin Grand Frais në Beaune. 10 deri në 12 kilogramë të tjera u gjetën në dërgesa të ngjashme në tre dyqane të tjera.
Ndërsa një zëdhënës i Grand Frais tha: Ne po punojmë ngushtë me policinë për të siguruar mbarëvajtjen e hetimit dhe sigurinë e stafit dhe klientëve tanë.