-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Falsifikonin dokumente dhe ndihmonin emigrantët që të kalonin kufirin, arrestohen 8 persona

Kryesoret

Në operacionin policor të koduar ‘No chance’ u arrestuan tetë persona. Ata u arrestuan pasi janë pjesë e një grupi kriminal që ushtrojnë veprimtaritë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Këta dyshohet se gjatë viteve 2023 dhe 2024, kanë kryer veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të falsifikimit të dokumenteve, kundrejt fitimit.

Tetë personat e arrestuar janë A. H., 32 vjeç, banues në Tepelenë; M. D., 40 vjeç, banues në Fier; F. P., 56 vjeç, banues në Konispol; M. H., 40 vjeç, banues në Tepelenë; Y. Sh., 56 vjeç, banues në Gjirokastër; A. S., 54 vjeç, banues në Gjirokastër; J. Ç., 51 vjeçe, banuese në Gjirokastër; N. T., 52 vjeç, banues në Gjirokastër dhe për ta është vendosur masa e sigurisë ‘arrest në burg’.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një laborator, një shumë e konsiderueshme parash, automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë kriminale.

Ndërkohë po vazhdon kryerja e veprimeve procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit