-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Partizani’, disa nga provat e SPAK në dosjen 500 faqe, Berisha ruante imazhin

Kryesoret

Pagesa dhjetëra milionëshe në drejtim të fondacionit të Liri Berishës, një pagesë 20 mijë euro drejt avokatit të tij në Francë për ta mbrojtur në luftën kundër SHBA për ‘non grata-n’, pagesa në shuma të mëdha për shërbime shëndetësore si dhe një pagesë e bërë nga kompania Homeplan për sjelljen e një grupi muzikor nga jashtë për fushatën elektorale të PD-së në vitin 2013 janë vetëm disa nga episodet e korrupsionit që SPAK i ka vënë përballë ish Kryeministrit dhe dhëndrit të tij në dosjen 500 faqëshe për aferën ‘Partizani.

Vetëm në drejtim të fondacionit të Liri Berishës Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë derdhur në vitet 2010-2022, 8.6 mln lekë të reja, 24 mijë euro dhe 8200 dollarë. Ndërsa kompanitë e përfshira në aferën korruptive Homeplan në vitin 2016 ka derdhur 18.500 euro dhe në vitin 2022 firma Kontakt 30 mijë euro.

Sipas Report Tv në dosje thuhet “Me qëllim ruajtjen e imazhit te nje politikani qe nuk është pasuruar asnjëherë, shtetasi Sali Berisha, nuk do te rriste formalisht pasurinë e tij, dhe ky përfitim do et kalonte tek shtetasi Jamarber Maltezi, i martuar dhe si me sipërcituar, ne bashkësi ligjore, me shtetasen Argita Maltezi, vajzën e shtetasit Sali Berisha. Siç dhe rezulton nga hetimi, aksesi ne pasuritë e shtetasve Maltezi, është i përhershëm nga familja Berisha dhe jo thjesht shfrytëzimi i pasurive të tyre për akomodim por edhe përdorimi i shumave monetare, në vlera që, pasur parasysh nivelin ekonomik et një politikani shqiptar, mbështetur vetëm në pagën e tij, nuk justifikohen”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit