Politikania serbe, Rada Trajkoviç, ka kritikuar protestat me fishkëllima të organizuara nga serbët në Veri ndaj zyrtarëve të Kosovës.
Në një postim në “X”, ajo ka argumentuar se këtë formë proteste e ndihmon më shumë për të krijuar një imazh të fortë përballë nacionalistëve, duke sugjeruar që një bojkot civil do të ishte më i efektiv.
“Heshtje dhe rrugë bosh. Pra, lërini të ecin vetëm,” ka rekomanduar Trajkoviç.