-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj: KLP nuk mori në shqyrtim kërkesën për Ols Dadon

Kryesoret

Krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ditën e premte është përballuar në gjyqin në gjykatën Administrative kundra porokurorit të SPAK, Ols Dado.

Erion Veliaj gjatë senacës gjyqësore të së premtes ka kërkua shfuqizimin e dekretit presidencial për emërimin e Dados si prokuror në vitin 2008, ku sipas Veliajt, Dado është emëruar në kunërshtim me ligjin.

Kryebashkiaku shprehet se KLP nuk mori në shqyrtimin kërkesën për Ols Dadon në mënyrë kolegjiale por vendosi vetëm nënkryetari i saj.

Dokumentat

Nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë është duke u gjykuar kërkesëpadia
me palë dhe objekt si në vijim: paditës: Erion Veliaj, si dhe Bashkia Tiranë; i paditur:
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ols Dado; si dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë; objekti:
“1. Konstatimi i pavlefshmërinë absolute të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 5936, datë
17.11.2008, për emërimin e z. Ols Dado në detyrën e prokurorit të Republikës së Shqipërisë.
2. Detyrimin e KLP të marrë vendim lidhur me përfundimin e statusit të magjistratit të z. Ols Dado dhe përfundimin e menjëhershëm të ushtrimit të detyrës prej tij.

  1. Ngarkimin e të paditurve me shpenzimet gjyqësore.”
    Gjatë zhvillimit të këtij gjykimi, pas paraqitjes nga përfaqësuesja e Këshillit të Lartë të
    Prokurorisë të dokumentacionit përkatës administrativ, u evidentua një rrethanë me rëndësi tëdrejtpërdrejtë për mënyrën e trajtimit institucional të kërkesës sonë lidhur me konstatimin epavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të z. Ols Dado dhe deklarimin e përfundimit tëstatusit të tij si magjistrat. Konkretisht, nga dokumentacioni i administruar në gjykim nukrezulton që kjo kërkesë të jetë marrë në shqyrtim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si organkolegjial kushtetues. Përkundrazi, rezulton se lidhur me këtë kërkesë ka vepruar vetëmnënkryetari i KLP-së, z. Erind Gërmenji, i cili me shkresën nr. 413/3 prot., datë 11.03.2025, naka informuar se “KLP shqyrtoi kërkesën tonë” për konstatimin e pavlefshmërisë absolute tëdekretit të emërimit të z. Ols Dado dhe për deklarimin e përfundimit të statusit të tij si magjistrat.

Megjithatë, nga provat e administruara në gjykim rezulton se përmbajtja e shkresës së
sipërcituar nuk i korrespondon realitetit procedural të trajtimit të kësaj kërkese. Konkretisht,nuk rezulton që kërkesa jonë të jetë shqyrtuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si organ kolegjial, por vetëm nga nënkryetari i tij, z. Erind Gërmenji, i cili në këtë shkresë ka mbajtur edhe qëndrim mbi themelin e kërkesës, duke arsyetuar se nuk mund të konstatohejpavlefshmëria e pretenduar për shkak se z. Ols Dado kishte kaluar me sukses procesin erivlerësimit kalimtar.

Ky element merr rëndësi të drejtpërdrejtë juridike në kushtet kur neni 66 i ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,parashikon se kompetenca për vendimmarrjen lidhur me përfundimin e statusittë magjistratit i takon Këshillit të Lartë të Prokurorisë si organ kolegjial. Për rrjedhojë, në kushtet kur nga dokumentacioni i administruar në gjykim nuk rezulton ekzistenca e një shqyrtimi apo vendimmarrjeje kolegjiale të KLP-së mbi këtë kërkesë, krijohet një mospërputhje e dukshme ndërmjet përmbajtjes së shkresës së datës 11.03.2025 dhe procedurës që rezulton e ndjekur nëpraktikë, duke e kthyer shkresën në fjalë në një akt nul.

Referuar dokumentacionit të administruar në gjykim dhe autorizimit të paraqitur në
seancën e fundit gjyqësore, rezulton se përfaqësuesja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zj.
Danja Hobdari, është paraqitur në gjykim pa ekzistencën e një vendimmarrjeje kolegjiale tëKLP-së lidhur me këtë çështje. Në këto kushte, përfaqësimi procedural i ushtruar prej saj
rezulton i mbështetur vetëm mbi shkresën e datës 11.03.2025 të nënshkruar nga nënkryetari i KLP-së dhe jo mbi një qëndrim institucional të miratuar nga organi kolegjial kushtetues apo në emër të tij.

Kjo situatë tregon qartë se përfaqësimi në gjykim nuk mbështetet mbi një qëndrim apo vendimmarrje kolegjiale të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por vetëm mbi një
shkresë të firmosur nga nënkryetari i tij. Për rrjedhojë, edhe qëndrimet dhe argumentet e
3 parashtruara në gjykim nga përfaqësuesja e institucionit rezultojnë të pambështetura në njëmandat institucional të miratuar nga organi kolegjial kushtetues.

Ndodhur në këto kushte, kërkojmë nga ana juaj të na informoni nëse keni qenë në dijeni
të faktit se z. Gërmenji ka marrë në shqyrtim dhe ka vendosur personalisht lidhur me
përfundimin e statusit të magjistratit të z. Ols Dado, për shkak të mospërmbushjes së kritereve
ligjore për emërimin e tij, duke i hequr kompetencën Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të
marrë një vendim kolegjial mbi kërkesën tonë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit