Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me anë të një postimi në rrjetin e tij X, bëri me dije se administrata e tij do të bisedojë me Kubën pasi vendi i Karaibeve kërkoi ndihmë.
“Asnjë republikan nuk më ka folur ndonjëherë për Kubën, e cila është një vend i dështuar dhe po shkon vetëm në një drejtim – drejt rënies! Kuba po kërkon ndihmë dhe ne do të flasim!!! Ndërkohë, unë po nisem për në Kinë”, tha Trump.
Retorika e Presidentit të SHBA-së ndaj Kubës është intensifikuar, duke përfshirë një ripostim të Truth Social që sugjeronte se ai do të vizitonte një “Havanë të lirë” përpara se të largohej nga detyra.
Trump ka urdhëruar gjithashtu një bllokadë nafte të ishullit.









