Në përfundim të një hetimi të gjatë, prokurori i Bolonjës kërkon dënime totale prej 200 vitesh burgim për 17 të akuzuarit e një karteli italo-shqiptar, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Hetimi, i cili nisi në vitin 2019 dhe përfundoi në 2023, çoi në arrestimin e 13 individëve dhe sekuestrimin e 114 kg kokainë, 37 kg hashash dhe mbi 1 milion euro në cash. Prokurori Roberto Ceroni tha se “organizata ka trafikë lumenj droge nga Shqipëria,” ndërsa shumë nga pakot e kokainës mbanin portretin e Pablo Escobar.
Një nga të arrestuarit, Gianluca Fiore, shofer i një politikanit italian, kishte lidhje të ngushta me grupin shqiptar dhe është akuzuar për rol kyç në këtë aktivitet kriminal. Hetimi zbuloi se Fiore dhe bashkëpunëtorët e tij kishin lidhje me individë me histori të rëndë kriminale, duke përfshirë trafikimin e heroinës dhe kokainës.